Sporti

Kevin De Bruyne tregon gjendjen e tij shëndetësore, pasi mori një lëndim dje në disfatën ndaj Chelseat

05/30/2021 14:03
nga:E K

Manchester City pësoi dje disfatë ndaj Chelseat në finalen e Ligës së Kampionëve.

Chelsea arriti të triumfoi dhe të ngrisë lartë trofeun më prestigjioz për klube pasi fitoi me rezultat minimal 1-0, me golin e Kai Havertz, shkruan GazetaBlic Sport.

Ylli i Manchester Cityt nuk arriti të e zhvilloi duelin deri në fund pasi u zëvendësua nga Gabriel Jesus pas një lëndimi të marrë në këtë ndeshje në minutën e 60’të të takimit.

Belgu reagoi sot në Tëitter duke shprehur pikëllimin për disfatën e djeshme dhe u tregoi fansave se është mirë dhe se do kthehen më të fortë si ekip.

“Përshëndetje djema sapo u ktheva nga spitali. Diagnoza ime është frakturë akute e kockave të hundës. Ndihem në rregull tani, por jam ende i zhgënjyer për duelin e djeshëm padyshim, por ne do të kthehemi sërish”, tha De Bruyne.

/GazetaBlic Sport/