Chelsea dje mposhti Manchester Cityn në finale të Ligës së Kampionëve me rezultat minimal 1-0.
Për lojtarin e Chelseat, Mateo Kovacic, ishte trofeu i 4’të i garës më prestigjioze për klubet në Evropë, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai ka fituar 3 trofe të Champions League me Real Madridin.
Në finalen e vitit 2015/16, ai nuk ishte i ftuar, kurse në dy finalet e tjera ai ishte në bankë rezervë.
Finalen e fundit të Real Madrid në vitin 2017/18, ishte në bankën rezervë të “Los Blancos”, por nuk u paraqit asnjë minutë.
Finalja e vetme që Kovacic e ka luajtur ishte pikërisht kjo, ku u paraqit 17 minuta ndaj Manchester Cityt.
/GazetaBlic Sport/


