Chelsea është fituese e trofeut të Ligës së Kampionëve.
“Blutë” e Londrës, triumfuan me rezultat 1 me 0 ndaj Manchester Cityt, shkruan GazetaBlic Sport.
Ishte një gol fantastik i shënuar nga Kai Havertz që i dha trofeun e madh skuadrës londineze.
Pas ndeshjes foli edhe trajneri i Chleseas Thomas Tuchel i cili tha se është i befasuar dhe ndihet shumë mirë që arrit dy herë ta prekte finalen.
“Të ndash atë me të gjithë është e pabesueshme. Ne e arritëm atë. Uau. Unë nuk di çfarë të them”, tha fillimisht Tuchel.
“Unë jam mirënjohës që arrita për herë të dytë [në finale]. Ndihesha ndryshe. Unë e ndjeva atë që po vinte”.
“[Lojtarët] ishin të vendosur për ta fituar këtë. Ne donim të ishim një gur në këpucët e tyre. Ne i inkurajuam të gjithë.
“Ishte një lojë e vështirë fizikisht. Ne duhej të ndihmonim njëri-tjetrin”, tha Tuchel


