Sporti

Ky është futbollisti më i mirë i finales së Ligës së Kampionëve

05/29/2021 23:27
nga:Mergim Rreci

Chelsea është fituese e trofeut të Ligës së Kampionëve.

“Blutë” e Londrës, triumfuan me rezultat 1 me 0 ndaj Manchester Cityt, shkruan GazetaBlic Sport.

Ishte një gol fantastik i shënuar nga Kai Havertz që i dha trofeun e madh skuadrës londineze.

Manchester City u mundua gjatë gjithë ndeshjes, por nuk ia arriti dot që të shënoi në portën e kundërshtare.

Kante u vlerësua si lojtari më i mirë në këtë ndeshje nga UEFA, ku edhe mori çmimin e “lojtarit të ndeshjes”.

Ky është trofeu i dytë i Chelseas në Ligën e Kampionëve.

/GazetaBlic Sport/