Sot rreth orës 20:00 në rrugën Fushë Kosovë -Prishtinë, ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku.
Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar dy persona.
Lajmin për “Gazeta Blic” e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës, për Prishtinë, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 20:00 në rrugën Fushë Kosovë – Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë aksident është i përfshirë një automjet. Si pasojë e aksidentit dy persona kanë pësuar lëndime trupore. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur një hetim për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti”, ka konfirmuar Ahmeti.
Aksident i rëndë në Fushë-Kosovë, kalimtaret tentojnë t’u japin ndihmë të lënduarve


