Sporti

Ish futbollistë dhe legjenda të klubit i dërgojnë Chelseas videomesazhe mbështetëse

05/29/2021 19:27
nga:Mergim Rreci

Kanë mbetur më pak se dy orë para finales së madhe në Ligën e Kampionëve.

Manchester City dhe Chelsea do të luftojnë për trofeun e madh evropian, përcjell GazetaBlic Sport.

Pak orë para finales së madhe të Ligës së Kampionëve, ish-futbollistë dhe legjenda të Chelseas kanë menduar të mbështesin londinezët duke u dërguar videomesazhe në rrjetet sociale.

Ndër urimet më të spikatura janë ato të Didier Drogba, Diego Costa, Pedro, Ivanovic dhe ish-futbollisti i Gjermanisë, Michael Ballack.