Sporti

Qytetarët portugez të nervozuar me qeverinë për lirimin e masave në finalen e Ligës së Kampionëve

05/29/2021 13:37
nga:E K

Vendim i shpejtë për të lehtësuar masat e sigurisë kundër Covid-19 për finalen e së shtunës së Ligës së Kampionëve ka zemëruar vendasit pasi qindra tifozë anglezë që nuk mbanin maska ​​kur po qarkullonin në Porto.

Finalja e Champions League u zhvendos në Porto, pasiqë qeveria britanike e futi Turqinë në listën e vendeve me rrezik të lartë ndaj Covid-19, duke pamundësuar që finalja të luhej në Stamboll siç ishte paraparë nga UEFA, shkruan GazetaBlic Sport.

“Nëse qevieria hapi stadiumet për anglezët, ata duhet t’i hapin për të gjithë,” tha Alexandre Magalhaes, duke ecur nëpër Porto, qytet i cili ishte i mbushur me tifozë.

Qeveria e Portugalisë fillimisht tha se tifozët anglezë do të udhëtojnë vetëm ditën e ndeshjes, të qëndrojnë në një “izolim” dhe të kthehen në shtëpi direkt pas ndeshjes. Por autoritetet hoqën kërkesën që tifozët të qëndronin në izolim dhe hoqën kufizimet në lëvizje. “Nëse këto rregulla të reja janë të vërteta, unë nuk do të respektoj më bllokime”, shkroi një përdorues i Twitter.

Një tjetër shkroi: “Ky është një turp për këdo që vazhdon të respektojë rregullat shëndetësore”.

Në stadiumin e Portos do të marrin pjesë 10,000 tifozë të Chelseat dhe Manchester Cityt.