Lajme

Bahtiri për premtimin e Kurtit për Reciprocitet: Serbia po bën presion të madh nuk mund të futemi në bllokadë!

05/28/2021 20:38
nga:Y I

Kryetari i Mitrovicës, Agim Bahtiri, i ftuar në Blic Interview  ka folur në lidhje me dialogun Kosovë-Serbi dhe rolin e qeverisë Kurti në këtë proces.

Bahtiri ka thënë se duhet të ketë një unitet politik mes partive politike dhe të shkohet me një platformë të përbashkët.

“Unë mendoj se pika e parë që duhet të jetë për zotin Kurti dhe gjithë shqiptarët duhet të jetë uniteti politik, duhet të kemi një platformë të përbashkët. Mendoj se nëse niset një proces i ri me program dhe me pika se çfare shyrtohet, mendoj se është shumë mirë. Eshtë shumë problem nëse vazhdojmë aty ku ka mbet. Në Qoftëse se fillon projekti aty ku mbeti është shumë e vështirë të gjesh mekanizëm dhe të ulesh dhe të ilustrosh dhe korigjosh secilën prej tyre. Nëse fillon aty ku mbeti është shumë e vështirë të argumentohen” tha Bahtiri.

Tutje Bahtiri ka komentuar edhe deklaratat dhe premtimet paraelektorale të kryeministrit Kurti në lidhje me Reciprocitetin.

“Reciprociteti është diçka parimore, sepse bëhet në kushte të barabarta të fqinjësisë së mirë. Kishte qenë e rrugës të vazhdohet ashtu por nuk mundet të bëhet gjithçka ashtu siç dëshirohet pasi nuk mund të futemi në bllokada ndërkombëtare. Ndikimi  i Serbisë në arenën ndërkombëtare është i madh dhe nganjëherë nuk mundesh ti vësh në zbatim ato që janë parimore. Mendoj se duhet të bëhet një veprim i përbashkët, sepse Kosova është e të gjithëve, dhe mendoj se po bëhet një punë e mirë, që do të përfundojë me njohje reciproke” tha Bahtiri për Blic Interview përcjell Gazeta Blic.