Sporti

“Bufi” tifoz i Chelseas ndër vite: Do të dëshiroja Parisin në finale, Manchester City kundërshtar i frikshëm

05/28/2021 21:13
nga:Mergim Rreci

Nesër zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve.

Manchester City dhe Chelsea do të “luftojnë” për trofeun më të rëndësishëm për klube në Evropë, shkruan GazetaBlic Sport.

Të dy skuadrat kanë kaluar një edicion fantastik në këtë kompeticion dhe nesër do të mundohen që ta finalizojnë atë.

Një ndeshje si kjo zgjon interesimin e madh të tifozëve në të gjithë botën, natyrisht edhe në Kosovë.

Aktori i njohur kosovar, Fatmir Spahiu është një tifoz i madh i skuadrës së Chelseas, njëkohësisht një tifoz i madh i futbollit në përgjithësi.

Ai për GazetaBlic Sport ka folur në lidhje me këtë ndeshje, ku tha se do të dëshironte më shumë si kundërshtar PSG, në finale.

“Personalisht do ta dëshiroja Parisin në finale, sepse do te ishte besoj pak ma e lehtë“, tha fillimisht për GazetaBlic Sport.

Më pas ai tha se Chelsea është i frikshëm, por beson se Chelsea do të fitojë nesër.

“Manchester City është i frikshëm, por shpresoj që Chelsea do të fitojë. Mua më ka pëlqyer loja e kësaj skuadre që nga paslufta“, përfundoi Spahiu.

Ndeshja zhvillohet nesër me fillim në ora 21:00.

/GazetaBlic Sport/