Lajme

Adnan Zymerit të LDK-së i miratohet propozimi në Podujevë: Do të jepen bursa për studentët llapjanë

05/28/2021 19:26
nga:Y I

Asambleisti i Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin Komunal të Podujevës, Adnan Zymeri, ka propozuar dhënien e bursave shtesë për studentët llapjanë, gjersa ky propozim i tij ka kaluar gjatë ditës së sotme.

Në fjalimin e Zymerit të mbajtur para asamblesë komunale në Podujevë, ua ka përmendur faktin zyrtarëve komunalë të cilët akuzohen për dallavere në dhënien e bursave për studentët llapjanë.

Për më tepër, Zymeri theksoi faktin që për dallim nga viti i kaluar në të cilin buxheti total për bursa të studentëve nga Podujeva ishte 146 mijë euro, në këtë vit qeverisja e Lëvizjes Vetëvendosje, e kishte zbritur këtë shumë në 50 mijë euro.

Tutje, Zymeri ka hedhur kritika edhe për listën e përfituesve të bursave, duke i akuzuar për manipulime dhe dallavere.

Fjalimi i plotë i asambleistit Adnan Zymeri:

Rreth diskutimit për gjendjen e arsimit,siç e dimë të gjithë, teknologjia e ka bërë shumë të lehtë jetën e secilit nga ne, por e ka bërë të lehtë edhe me pa kënd po e shpërblen pushteti. Mjafton një search në Facebook i emrave të përzgjedhurve në konkurset e drejtorisë së arsimit dhe shfaqen si rrufeja personat me foto të profilit krejt dhe drejt.

Ka raste kur edhe i mbyllin llogaritë por pak ka rëndësi, në Podujevë të gjithë njihemi. Për më keq se kaq, ndodh që pa fije konkursi të prezentohen njerëz me petk partiak në vendin e punës duke u bërë hisedar të normës tënde vec pse ti mendon ndryshe.

Ndryshimi i madh nuk ndalët këtu, ai vazhdon me konkursin për drejtor ku përzgjedhja e drejtorëve bëhet e përgjysmuar ndoshta pse kapacitetet partiake janë të përgjysmuara por ndoshta edhe pse ka njerëz që ruajn dinjitetin dhe nuk I binden këtij sistemi.

Kulminantja e ditëve të fundit ishte, jo vendimi as njoftimi por REKOMANDIMI i komisionit për dhënjën e bursave për nxënës dhe student , rekomandim i cili ia pamundëson kështu ankesën palës së dëmtuar elemente këto që nga aspekti juridik do të shpjegohen nga dikush tjetër.

Vec aspektit juridik në aspektin përmbajtësor në mënyrë ad hoc, të pa bazuar, unike dhe tërësisht jashtë kritereve të përcaktuara në konkurs, duke u bazuar vetëm në kriterin e ndjeshmërisë shpirtrore, shpresoj të mos jetë projektim electoral, vendoset për ata përfitues të listuar.

Për të mos u keqinterpretuar, unë shpreh konsideratën më të lartë njerzore për personat me nevoja të vecanta, nxënës e student pa njërin prind dhe me asistence sociale, por këto kategori trajtohen nga dikastere të tjera të qeverisjes lokale dhe qëndore dhe në forma tjera, jo me bursë. Në këtë proces gjen edhe përfitues nga e njejta familje, presion pastaj për tu larguar nga lista, duke ju kërkuar të japim deklarata që po tërhiqen në të kundërten nuk do të mund të jenë më përfitues dhe akrobacione të ngjashme amatoreske.

Sikur mos të mjaftonte kjo, në sqarim thuhet se për shkak të buxhetit ka qenë e pamundur të ndahen bursa për më shumë student. Atëherë si ka qenë e mundur të ndahen 3 bursa për një familje?

Arsyetimi për buxhetin bëhet edhe më i paqëndrueshëm kur hiç më larg se në seancën e kaluar tërhoqa vërejtjen se Drejtoria e Arsimit ka bërë bartje jashtë rregullave buxhetore për furnizim me kabinete të shkencave natyrore dhe informatikës. Dmth mjete ka pas, por jane orientuar diku tjetër.

Në atë seancë keni mundur të bëni bartje për ti subvencionuar me bursë aplikuesit në kohen kur po vazhdonin aplikimet dhe interesimi për bursa po shihej. Për kabinete interesimin më të madh e kan bursistët meritor të cilët ju nuk i shpërblyet. Për më tepër ju mund të thoni se numri i madh i aplikuesve është i pa përballueshëm për buxhetin.

Ju vet e keni nxit aplikimin e një numri kaq të madh se po të tregonit në fillim cilat kategori do ti përzgjedhnit. Të tjerët jashtë atyre kategorive nuk do të aplikonin fare. Për atë vendosen kriteret. Ju e keni dit edhe sa buxhet keni të trashëguar nga qeverisja e kaluar para se ta hapnit konkursin.

Viktimizimi nuk bënë punë. Gjeni zgjidhje.
Për studentët dhe nxënsit është ndryshim që nga 146.000€ mbështetje në vitin e kaluar në 50.000€ për këtë vit, por është ndryshim i keq.
Sidoqoft, unë propozoj Kuvendit që : “ Të gjithë nxënësit dhe studentët që i plotësojn kushtet në bazë të konkursit të jenë përfitues të bursës komunale”.

Faleminderit!