Sporti

Lamtumirë Superliga, fubollistët e Trepçës ’89 “shpërthejnë” në lot pas rënies në Ligën e Parë

05/28/2021 19:09
nga:Mergim Rreci

Dukagjini ka triumfuar në ndeshjen e barazhit dhe ka siguruar inkuadrimin në Superligë.

Skuadra nga Klina siguroi një fitore të madhe pas penalltive ndaj Trepçës ’89, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati pas kohës së rregullt ishte 1 me 1, kurse penalltitë u mbyllen me rezultat 4 me 3 në të mirë të Dukagjinit.

Tashmë Trepça bie në Ligën e Parë të Kosovës.

Kjo do të jetë hera e dytë që kjo skuadër bie në nivelin e dytë më të lartë për nga rëndësia në futbollin kosovar.

Fytyrat e futbollistëve ishin të ngrysura dhe të mbushura me lot pas përfundimit të këtij takimi.