Sporti

“Shpërthen” Shpëtim Idrizi: Kryetari i FFK-së e arriti qëllimin që ta rrëzoi Trepçën 89′ nga Superliga

05/28/2021 18:59
nga:Mergim Rreci

Dukagjini ka triumfuar në ndeshjen e barazhit dhe ka siguruar inkuadrimin në Superligë.

Skuadra nga Klina siguroi një fitore të madhe pas penalltive ndaj Trepçës ’89, shkruan GazetaBlic Sport.

Rezultati pas kohës së rregullt ishte 1 me 1, kurse penalltitë u mbyllen me rezultat 4 me 3 në të mirë të Dukagjinit.

Tashmë Trepça bie në Ligën e Parë të Kosovës.

Pas ndeshjes shumë i revoltuar u deklarua trajneri i Trepçës ’89, Shpëtim Idrizi.

Ai tha se Kryetari i FFK-së, Agim Ademi e arriti qëllimin e tij që ta rrëzoi Trepçën ’89

“Ajo se çfarë dua të them është se synimi u arrit, sepse kryetari i FFK-së me krerët e vet e plotësuan qëllimin që ta rrezojnë Trepçën ’89 dhe Arbërine nga Superliga”, tha Idrizi pas ndeshjes.

/GazetaBlic Sport/