Sporti

Përfundon pjesa e parë në ndeshjen Trepça ’89 – Dukagjini, vetëm një gol në ndeshjen e barazhit

05/28/2021 16:49
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen në mes Trepçës ’89 dhe Dukagjinit.

Skuadra nga Mitrovica është në avantazh pas 45′ minutave të parë, me rezultat 1 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Adenis Shala shënoi golin e vetëm deri më tash në këtë takim. Ishte një aksion i rrjedhshëm i nisur nga ana e majtë që më së miri u finalizua nga Shala.

Ishte një dominim i skuadrës së udhëhequr nga Shpëtim Idrizi në pjesën e parë, skuadër kjo që kishte edhe disa raste të tjera.

Në anën tjetër, Dukagjini po luan një lojë defanzive dhe shumë të kujdesshm.

Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.

/GazetaBlic Sport/