Lajme

160 pacientë po trajtohen për Covid-19 në SHSKUK

05/28/2021 15:53
nga:Y I

Në klinikat e COVID-19 të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës dhe në spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 160 pacientë.

Prej tyre, 66 janë të konfirmuar me COVID-19, pesë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 125 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Njoftimi i plotë:

ShSKUK: 160 pacientë në trajtim nga COVID-19

Në klinikat COVID të QKUK-së dhe në spitalet e përgjithshme , sipas raportit për datën 28 maj 2021, janë duke u trajtuar 160 pacientë.
Prej tyre, 66 janë të konfirmuar me COVID-19, 5 janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 125 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 96 pacientë:

4 pacientë janë në gjendje të rënduar
34 janë të konfirmuar me Sars Cov-2
81 janë me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas klinikave:
Klinika Infektive, 31 pacientë, 4 janë në gjendje të rëndë
Klinika e Pulmologjisë, 64 pacientë
Klinika e Pediatrisë, 1 pacientë

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 64 pacientë:
32 të konfirmuar pozitivë
44 me oksigjeno-terapi.
1 në gjendje të rëndë

Numri i pacientëve të shtrirë, sipas spitaleve të përgjithshme:
Spitali i Prizrenit, 7 pacientë
Spitali i Gjakovës, 13 pacientë
Spitali i Pejës, 21 pacientë
Spitali i Gjilanit, 10 pacientë
Spitali i Ferizajt, 3 pacientë
Spitali i Mitrovicës, 5 pacientë
Spitali i Vushtrrisë, 5 pacientë