Showtime

Loredana dhe Mozzik thyejn heshtjen, tregojnë për herë të parë pse u rikthyen!

05/28/2021 11:32
nga:Genita C

Loredana dhe Mozzik mbrëmë në mesnatë kanë publikuar bashkëpunimin e tyre të parë të albumit.

Ky duet i titulluar “Rosenkrieg” u pëlqye mjaft shumë nga fansat dhe gjithë publiku, shkruan GazetaBlic.

Me këtë bashkëpunim dyshja edhe konfirmuan ribashkimin e tyre dhe gjithë historia, stresi dhe sherret tregohen në këtë këngë.

Një pjesë e këngës e cila u bë hit për shumë pak kohë ishte: Gjithqka ndodhi sepse ishim shumë të dashuruar.

Kështu duke na lënë të kuptojmë se dashuria e tyre ishte çelsi i ribashkimit të dyshes./GazetaBlic/