Sporti

Nënshkrimi me Allegrin rezulton menjëherë pozitiv, Chiellini qëndron tek Juventus

05/27/2021 23:56
nga:Mergim Rreci

Giorgio Chiellini do të vazhdojë karrierën e tij tek Juventus.

Allegri në fakt ka kërkuar që të ketë mbrojtësin me vete përsëri për sezonin e ardhshëm, përcjell GazetaBlic Sport.

Të dy janë të lidhur nga një marrëdhënie e shkëlqyer. Për trajnerin Chiellini është një lojtar i rëndësishëm, si për fushën, ashtu edhe për dhomat e zhveshjes, dhe për këtë arsye nuk do të donte të punonte pa të.

Për këtë arsye, mbrojtësi Chiellinu, i cili fitoi shumë me Allegrin sa ishte në krye me Juventusin, do të mbetet në Torino edhe për sezonin e ardhshëm.

/GazetaBlic Sport/