Showtime

Në një lidhje me partnerin e së motrës? Kim Kardashian reagon për herë të parë ndaj akuzave

05/27/2021 13:31
nga:Genita C

Kourtney Kardashian po jeton momentet më të bukura, ndërsa është në një lidhje dashurie me artistin Travis Barker.

“Ata janë shumë të dashuruar dhe vazhdimisht shprehin afeksionin ndaj njëri-tjetrit. Ata kanë një lidhje shumë të fortë”, kanë thënë disa burime për çiftin për “ET”.

Burimet kanë treguar se Kourtney dhe Travis i qëndrojnë shumë pranë njëri-tjetrit në çdo moment.

“Travis e bën Kourtney-n të ndihet speciale dhe ai i tregon gjithmonë se sa shumë e do dhe sa e rëndësishme është ajo për të. Kourtney ka qenë gjithmonë shumë e dashur ndaj tij gjithashtu dhe ka bërë përpjekje të mëdha për t’i treguar se sa shumë interesohet për të”.

Në media rozë është përfolur se kohë më parë, Travis ka tradhtuar ish-gruan e tij me Kim Kardashian, motrën e Kourtney-t. Këto fjalë janë bërë më të mëdha ditët e fundit, kur vajza e Travis Barker dhe Shanna Moankler, Alabama, tregoi se prindërit iu ndanë pas tradhtisë me Kim Kardashian.

Teksa, tregohej për arsyet e ndarjes, mes tyre lexohet edhe tradhtia me motrën e Kourtney-t.

Së fundmi, Kim ka reaguar për herët të parë në lidhje me këto thashetheme dhe e ka mohuar plotësisht një gjë të tillë.

“JO! Rrëfim i rremë! Ne kemi qenë miq për vite me radhë dhe jam shumë i lumtur për të dhe Kourt.”, sqaroi ylli duke ju dhënë fund zërave njëherë e mirë.