Oficerët e policisë nga Londra dhe Manchester janë aktualisht në Portugali për të ndihmuar në identifikimin dhe kontrollimin e tifozëve ‘huliganë’ të futbollit që mund të udhëtojnë për në finalen e UEFA Champions League.
Policia portugeze do të mbajë në vëzhgim qytetin e Portos nga huliganët dhe do të mbështeten edhe në ndihmën e homologëve të tyre britanikë për të kontrolluar tifozët që mund shkaktojnë probleme, shkruan GazetaBlic Sport.
Finalja e paraparë të luhej në Stamboll u zhvendos në Portugali, në qytetin e Portos, pasiqë qeveria britanike e ka vënë Turqinë në listën e vendeve me rrezikshmëri të lartë për shkak të koronavirusit.
Finalja e Champions League, do të luhet të shtunën nga ora 21:00, mes Manchester Cityt dhe Chelseat.
/GazetaBlic Sport/