Chelsea ka raportuar se i ka kthyer 800 tiketa në UEFA të cilat nuk i ka shitur për finalen e Champions League ndaj Manchester City.
Chelsea dhe City kishin marrë 5800 bileta secila për t’i shitur te fansat e tyre për finalen e madhe, shkruan GazetaBlic Sport.
Klubi anglez ka shitur mbi 5000 bileta për finalen e cila do të luhet në Porto të Portugalisë.
UEFA ka lejuar pjesëmarrjen e tifozëve në këtë ndeshje por vetëm 30% të kapacitetit të stadiumit.
Tifozët për të qenë pjesë në stadium duhet të kalonin disa rregulla strikte, si dëshmia që e kanë kaluar COVID-19 ose dëshmia që ata e kanë marrë vaksinën kundër virusit.
Finalja e Champions League do të luhet me 29 maj nga ora 21:00.
/GazetaBlic Sport/


