Kanë përfunduar edhe vazhdimet në finalen e Europa League.
Manchester United dhe Villarreal e kanë mbyllur ndeshjen me rezultat të barabartë 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Gerrard Moreno shënoi golin për skuadrën spanjolle, kurse Edinson Cavani shënoi për Manchester United.
Ndeshja tashmë shkon në penallti dhe do të jenë ato që do të vendosin për fituesin e këtij trofeu.
Kujtojmë që herën e fundit kur një finale u vendos në penallti ishte viti 2014, atje ku trajneri Unai Emery e fitoi atë ndeshje me skuadrën e Sevillas ndaj Benficas.
/GazetaBlic Sport/


