Ka përfunduar koha e rregullt në finalen e Europa League.
Manchester United dhe Villarreal po luajnë me rezultat të barabartë 1 me 1, shkruan GazetaBlic Sport.
Ndeshja tashmë shkon në vazhdime. Do të luhen dy pjesë shtesë nga 15′ minuta dhe nëse as atje nuk do të ketë fitues, atëherë penalltitë do të vendosin për fituesin e këtij trofeu.
Gerrard Moreno shënoi golin për skuadrën spanjolle, kurse Edinson Cavani shënoi për Manchester United.
Mbetet të shihet se si do të rrjedhin gjërat tutje.
/GazetaBlic Sport/


