Sporti

Gigi Donnarumma i jep fund epokës me Milanin, largohet përfundimisht nga klubi

05/26/2021 19:05
nga:Mergim Rreci

Gianluigi Donnarumma do të largohet nga AC Milan si agjent i lirë në javët e ardhshme.

Vendimi është marrë dhe është konfirmuar nga drejtori i Milanit, Paolo Maldini, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai tha se Donnaruma pritet që shumë shpejtë të përcaktohet për klubin e ri.

Milani tashmë ka siguruar shërbimet e portierit, Mike Maignan.

/GazetaBlic Sport/