Sporti

Tashmë punë e kryer, Antonio Conte i thotë lamtumirë Interit!

05/26/2021 18:40
nga:Mergim Rreci

Antonio Conte dhe Inter kanë arritur një marrëveshje për të ndarë rrugët e tyre.

Ai po largohet nga Interi pas dy sezonesh, me një titull të fituar, shkruan GazetaBlic Sport.

Lajmin e ka konfirmuar edhe gazetari i njohur italia, Fabrizio Romano.

Interi do t’i paguajë rreth 7 milionë euro Antonio Conte për ta larguar menjëherë [paga ishte 13 milionë euroderi në qershor 2022]. Marrëveshja është arritur sot”, ka thënë Romano në rrjetin e tij social twitter.