Sporti

Talenti i Bayernit pranon që ta përfaqësojë Kosovën

05/26/2021 17:06
nga:Mergim Rreci

Një tjetër talent i futbollit ka pranuar ta përfaqësojë Kosovën.

Bëhet fjalë për mesfushorin në radhët e gjigantit gjerman, Bayern Munich, Benjamin Dibrani, i cili aktivizohet me ekipin U17 të klubit bavarez, njofton FFK, përcjell GazetaBlic Sport.

Ai ka konfirmuar se do të jetë pjesë e Dardanëve, duke filluar nga ekipi kombëtar U19, teksa ka thënë se ëndrra e tij është që në të ardhmen ta japë kontributin e tij në Kombëtaren A të Kosovës.

/GazetaBlic Sport/