Besart Ibraimi është bindshëm sulmuesi më i mirë në Maqedoninë e Veriut.
Sulmuesi Ibraimi po shkëlqen që disa edicione me skuadrën e Shkëndijës dhe është i pakonkurencë, shkruan GazetaBlic Sport.
Ai ka shënuar 24 gola në këtë edicion nga 32 ndeshje, madje duke kryer edhe 11 asistime.

Golat dhe asistimet ndikuan që skuadra nga Tetova ta fitoi titullin kampion.
Ibraimi, zyrtarisht është golashënuesi më i mirë në historinë e Ligës së Parë të Futbollit në Maqedoninë e Veriut.
Megjithatë, as kjo nuk ndikoi që ai të ftohet nga kombëtarja e Maqedonisë së Veriut për Kampionatin Evropian.
Trajneri Angeloski nuk i mori parasysh statistikat e tij fantastiike, duke ftuar sulmues të cilat nuk janë as afër me statistikat e arritura nga Ibraimi.


