Sporti

Dikur e admironte Ferrarin, a po e krahason Ismet Munishi tani ekipin e tij me këtë veturë super luksoze

05/26/2021 15:32
nga:L J

Ismet Munishi është një prej trajnerëve më karizmatik në Kosovë.

Ai tashmë është trajner i Gjilanit dhe po punon në transferimin e disa lojtarëve mjaft cilësor, për ta bërë klubin bardhëekuq pretendent për titull sezonin e ardhshëm, shkruan GazetaBlic Sport.

Para pak minutash, Munishi ka bërë një postim në Facebook – duke shkruar:

“Bugatti Chiron. Për momentin Makina më e shpejtë në Botë”.

Vitin e kaluar, Munishi sa ishte pjesë e Ballkanit e konsideronte ekipin e tij si Ferrari, ndërsa me këtë postim ka hapur dyshime nëse do ta konsiderojë Gjilanin si Bugatti Chiron…

/GazetaBlic Sport