Lajme

Skenës politike në Kosovë i shtohen edhe tri parti

05/26/2021 14:56
nga:Q R

Skenës politike në Kosovë i është shtuar numri i partive politike.

Nga 44 sa ishin deri më tani, regjistrit të partive politike i shtohen edhe tri të tjera, duke e çuar në 47 numrin e përgjithshëm të tyre.

Vendimi për regjistrimin e tyre është marrë në mbledhjen e parë të KQZ-së pas betimit të tyre javën e kaluar.Partitë e reja politike janë: Iniciativa Balli, Bošnjačka Stranka dhe Kosova Adalet Türk Partisi.

Drejtori Ekzekutiv i Zyrës për Regjistrimin e Partive Politike dhe Certifikim, Ylli Buleshkaj, tha se të gjithë këto parti i kanë plotësuar kushtet ligjore.