Lajme

Deputetit të PDK-së i hyjnë hajnat në shtëpi

05/26/2021 10:44
nga:Q R

Shtëpia e një deputeti të Kuvendit të Kosovës ka qenë cak i hajnave mbrëmë rreth orës 19:30, në Graçanicë.

Sipas Sinjalit, bëhet fjalë për shtëpinë e deputetit PDK-së, Mërgim Lushtakut.

I kontaktuar për këtë rast, Lushtaku nuk e ka mohuar vjedhjen e rëndë që u krye në shtëpinë e tij, por vetëm ka thënë se “Jom pak nxanë, flasum më vonë”.

Sipas Policisë, persona të panjohur kanë depërtuar në shtëpinë e deputetit dhe janë vjedhur 5 mijë euro, stoli ari, një armë me dy karikatorë dhe rreth 30 fishekë (me leje).

Hetimet për këtë ngjarje kanë filluar dhe rasti është iniciuar si “vjedhje e rëndë”.

LEXO EDHE:

Ibrahimi: Shëndeti është prioritet, por duhet menduar edhe për shëndetin ekonomik – Heqja e orës policore, kërkesa kryesore!