Lajme

“S’din njeri a me hy a me dalë”, ndizet alarmi në ndërtesën e Kuvendit

05/26/2021 10:21
nga:Q R

Në Kuvendin e Kosovës sot është ndezur alarmi. Videon nga momenti kur është ndezur alarmi ka publikuar deputetja nga radhët e PDK’së, Ganimete Musliu.

Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook, ajo ka shkruar se nuk po e di a të hyjë apo të dalë nga ndërtesa e Kuvendit, derisa ka vendosur edhe disa emoji duke qeshur.

“Alarm në Kuvend, se din njeri a me hy brenda a me dale jashte….??”, ka shkruar Musliu.