Sporti

Kërkohet nga Barcelona, Real Madrid dhe PSG, Camavinga vendos për të ardhmen e tij

05/25/2021 23:27
nga:Mergim Rreci

Eduardo Camavinga e ka njoftuar Rennes se dëshiron të bashkohet me Paris Saint-Germain.

Rennes kërkon 100 milion euro për mesfushorin ofanziv, përcjell GazetaBlic Sport.

Mesfushori ka qenë i lidhur me Real Madrid dhe Barcelona si dhe gjigandët francezë.

RMC Sport thotë se ai dëshiron të qëndrojë në Ligue 1 për momentin dhe e sheh PSG si hapin e duhur për vazhdimin e karrierës së tij.