Lajme

Rritet ndjeshëm numri i vdekjeve dhe infeksioneve të reja në Itali

05/25/2021 20:37
nga:Y I

Italia ka regjistruar një rritje të numrit të vdekjeve nga koronavirusi gjatë 24 orëve të fundit.

Referuar të dhënave zyrtare, raportohet se 166 persona nuk e kanë fituar betejën me covid-19 duke e çuar në 125 501 numrin total të viktimave.

Sot ka një rritje të madhë të numrit të fataliteteve, pasi dje u raportuan vetëm 110 vdekje.

Nga ana tjetër, numri i përditshëm i infeksioneve të reja u rrit në 3,224 nga 2,490 që raportoheshin një ditë më parë./GSH/