Sporti

Detaje nga kontrata e Mike Maignan me Milanin

05/25/2021 16:53
nga:Mergim Rreci

Milan thuhet se ka përgatitur një marrëveshje pesë-vjeçare për Mike Maignan me vlerë 2.5 milion € në sezon plus bonuse.

MilanNews raporton se portieri i LOSC Lille, i cili ka përfunduar testin e tij mjekësor në La Madonnina këtë mëngjes, është vendosur të nënshkruajë një marrëveshje deri në qershor 2026 me Rossonerët, përcjell GazetaBlic Sport.

Portieri francez mund të arrijë tek shifra 3 milion € në sezon duke përfshirë bonuse, pasi Milani ka përgatitur një marrëveshje me vlerë 2.5 milion € plus bonuse për 25-vjeçarin.

Maignan u bashkua me Lille në gusht 2015 dhe është vendosur si një anëtar i rëndësishëm i skuadrës së Lille gjatë dy sezoneve të fundit.

Portieri mbajti 21 herë portën e pastër në Ligue 1 gjatë edicionit 2020-21, duke ndihmuar klubin t’i jepte fund dominimit të Paris Saint-Germain në futbollin francez.

/GazetaBlic Sport/