Showtime

Andi dhe Jasmina shihen krah njëri-tjetrit, por të ndarë! Diona Fona përsëri në mes

05/25/2021 16:34
nga:Genita C

“Për’puthen” ka përfunduar sezonin e dytë dhe për të festuar për suksesin e arritur stafi i programit kanë organizuar një festë ku janë mbledhur të gjithë konkurrentët.

Padyshim vëmendja më e madhe ishte tek Andi dhe Jasmina ku dyshja ishin të prezent, por nuk qëndruan asnjëherë bashkë, shkruan GazetaBlic.

Kjo u bë e ditur përmes rrjeteve sociale të publikuara nga ish-protagonistët tjerë.

Krahas kësaj, Andi përsëri ‘ngacmoi’ Jasminën duke etikuar Diona Fonën në fotografinë ku shihej bashkë me Shqipen dhe Fatjonin./GazetaBlic/