Lajme

Fitim Salihu për tërheqjen e qeverisë nga vendosja e reciprocitetit: Albin Kurti është mashtrues

05/25/2021 16:41
nga:Gazeta Blic

Tërheqja nga vendosja e reciprocitetit ndaj Serbisë nga qeveria Kurti, ani pse një gjë e tillë ishte premtuar nga kryeministri Albin Kurti, për njohësin e çështjeve politike, Fitim Salihu, po e shpërfaq atë (Albin Kurti v.j) si mashtrues, shkruan Gazeta Blic.

Në një deklaratë për Gazeta Blic, Salihu thotë se ai nuk ështe befasuar aspak me këtë veprim të Kurtit, pasi që thotë se e ka ditur qysh kohë më parë që ai është mashtrues.

Salihu përmend disa raste, teksa thotë se Kurti dhe qeveria e tij, janë duke i bërë të njejtat gjëra të cilat i kanë kundërshtuar tek qeveritë e kaluara.

Përmend tenderët partiakë dhe punësimet familjare.

“Ne të cilët e kemi thënë tani e sa kohë që Albin Kurti është mashtrues, nuk jemi befasuar nga fakti që ai ka gënjyer për reciprocitetin. Vetëm më vjen mirë që tani opinioni e pa që ai është mashtrues. Më vjen keq për elektoratin e tij që ua kërkoi votën duke thënë se s’po e lenë ta mbajë reciprocitetin. Ata janë të mashtruesit e mëdhenj nga Kurti. Kjo e sodit është thjesht e vërteta se çfarë mund të presim nga kryeministri Kurti. Ka folur kundër tenderëve partiakë e punësimeve familjarë, të njejtat po i bën. Ka folur kundër negociatave pa kërkimfalje nga Serbia, atë po e bën. Ka folur kundër largimit të reciprocitetit, atë po e bën. Rasti i sodit është thjeshtë demaskim i mashtrimit të tij perfid dhe vërtetim i asaj që tani e sa muaj, e themi shumë prej nesh”, ka thënë Salihu.

Kjo është deklarata e ministres Rozetë Hajdari, ku tregon se nuk do e vendosin reciprocitetin ndaj shtetit të Serbisë:

Premtimi i Albin Kurtit se qysh në javën e parë të qeverisjes së tij, Kosova do të vendosë reciprocitet të plotë ndaj Serbisë: