Lajme

Kapet në Brazil “mbreti i kokainës së Milanos”, Rocco Morabito

05/25/2021 13:42
nga:Q R

Policia braziliane e ka arrestuar bosin e mafisë italiane, Rocco Morabito. Ai dyshohet se e ka udhëhequr grupin mafioz, Ndrangheta, dhe ka qenë një ndër personat më të kërkuar nga autoritetet italiane që nga viti 1994.

Morabito ishte arrestuar edhe në Uruguaj në vitin 2017, por kishte arritur që të arratisej nga burgu dy vite më vonë përderisa po e priste ekstradimi në Itali, shkruan BBC.

Një gjykatë italiane e kishte dënuar Morabiton në mungesë me 30 vite burgim. Ai u arrestua të hënën në një hotel, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Drejtësisë në Brazil. Në operacion u arrestuan edhe dy persona tjerë, përfshirë një italian.

Sipas deklaratës së ministrisë, Morabito cilësohet si personi i dytë më i kërkuar në Itali dhe akuzohet për përfshirje në aktivitetet e grupit Ndrangheta, një ndër organizatat më të fuqishme kriminale në botë.

Sipas agjencisë italiane të lajmeve, Ansa, arrestimi i personit të kërkuar u arrit përmes një operacioni të përbashkët mes policisë braziliane, autoriteteve italiane, DEA-s dhe FBI-së amerikane.

Në fillim të këtij viti, Italia e filloi procesin më të madh gjyqësor kundër një grupi mafioz. Të pandehur në këtë rast janë qindra persona.

Haradinaj: Shqetësuese mungesa e SHBA-së në dialog, Biden të emërojë një emisar