Showtime

Pas emrit të vajzës, Ledri Vula gdhend tatuazhin më të bukur në trup

05/25/2021 09:30
nga:Genita C

Këngëtari shqiptar, Ledri Vula, vazhdon të jetë një nga artistët më të dashur për publikun shqiptar.

Në muajin mars, Ledri Vula humbi njeriun e tij më të shtrenjtë, gjyshin, shkruan GazetaBlic.

Së fundi, Ledri ka bërë me dije se ka gdhendur në trup një tatuazh. Në krahun e tij, Vula ka bërë tatuazh gurin e mbretit në shah dhe brenda gurit portretin e gjyshit.

Ndryshe, Ledri Vula para pak dite ka publikuar këngën e tij më të re të titulluar “Don Mo”./GazetaBlic/