Sporti

Benzema: Jam i lumtur që kthehem tek Franca, kam raporte të mira me Giroud

05/25/2021 09:38
nga:L J

Karim Benzema këmbëngul se do të jetë ashtu si kohët e vjetra kur ai takohet me Olivier Giroud dhe skuadrën e Francës për përgatitjet e Euro 2020 – pavarësisht nga komentet e tij të fundit.

Gjatë mungesës së tij në kombëtare, Benzema ironizonte me ftesën e Giroud, për të cilin ai tha: ‘Ju nuk mund të zëvendësoni një makinë F1 me një karting dhe unë jam duke u treguar i mirë’, përcjell GazetaBlic Sport. 

Pavarësisht komentit, 33-vjeçari këmbëngul që kombëtarja franceze është e lumtur kur e sheh atë të kthehet në skuadër dhe thotë se nuk ka armiqësi mes tij dhe sulmuesit të Chelsea.

“Unë mendoj kështu, po. Unë kam qenë me fat që kam luajtur me Raphael Varane në Madrid dhe ai më tha se të gjithë po më presin, se të gjithë janë të lumtur. Unë nuk kam asnjë shqetësim për rikthimin tim. Jam i sigurt që do të shkojë shumë mirë. E pashë Giroud gjatë ndeshjes ndaj Chelsea. Ne folëm, ishte e relaksuar. Ai më përgëzoi për golin tim”, tha Benzema.

/GazetaBlic Sport