Sporti

Suarez zbulon prapaskenat tek Barça: Urdhërat vinin nga lartë, Koeman nuk ka personalitet

05/25/2021 08:55
nga:Lorik J

I lumtur që u kurorëzua kampion spanjoll të Shtunën me Atlético, Luis Suarez ende nuk e ka harruar largimin e tij nga Barça.

Pasi drejtoi gishtin në qëndrimin e klubit katalanas kur u largua për në Madrid, këtë herë ai kritikoi në mënyrë specifike Bartomeu dhe Koeman, përcjell GazetaBlic Sport.

Të hënën, ai foli për radion spanjolle Cope, kësaj radhe duke “goditur” ish presidentin katalanas, Josep Maria Bartomeu.

“Ai i tha të gjitha në konferencë në vend që të më telefononte personalisht dhe të më thoshte se nuk më donte. Pse të mos ma thuash drejtpërdrejt? Mund ta ndjesh kur nuk je i dobishëm në klub”, tha Suarez.

Sulmuesi gjithashtu akuzoi Ronald Koeman, ish-trajnerin e tij, i cili “nuk ka shumë personalitet”, sipas uruguajanit.

“Ai nuk kishte nevojë të më thoshte se nuk më donte. Porositë vinin nga lartë”, shtoi gjithashtu Suarez.

/GazetaBlic Sport