Lajme

​20 vjet nga rënia e komandant Tigrit

05/25/2021 07:54
nga:M K

Sot mbushen 20 vjet nga rënia e dëshmorit Fadil Nimani – komandant Tigri.

Ai ishte nga Gërgoci i Gjakovës, një ushtar shqiptar dhe dëshmor i luftës në Maqedoni.

Komandant Tigri iu bashkua forcave shqiptare që luftonin edhe më tutje pas çlirimit të Kosovës për lirinë e shqiptarëve në territoret e administruara nga Maqedonia gjatë viteve 2000.

Më 25 maj 2001 ra dëshmor në Vaksincë të Kumanovës, duke komanduar Brigadën e 113 “Ismet Jashari-Kumanova”.

LEXO EDHE:

Pranohet në Oxford, por studenti kosovar s’ka para që të shkojë në Angli