Sulmuesi i Manchester United, Edison Cavani ka deklaruar se ndeshja finale e Europa League ndaj Villarreal do të jetë e vështirë.
Manchester United dhe Villarreal do të përballen në finalen e Europa League që do të luhet me 26 maj në Poloni, shkruan GazetaBlic Sport.
Sulmuesi i United, Cavani ka lavdëruar trajnerin kundërshtarë duke thënë se ai ka eksperiencë të madhe në Evropë, dhe një pasion të madh për futbollin.
“Kur u takuam në Paris (2016/2018) kuptova pasionin e tij për futbollin dhe më pëlqeu shumë mënyra se si ai punon. Kështu që unë e di se ai do të përgatisë finalen e Europa League në detaje. Këto lloj lojërash mund të vendosen nga detajet, kështu që përqendrimi duhet të jetë maksimal. Do të jetë e nevojshme të luajmë në mënyrë perfekte. Unai do të punojë shumë për këtë duel, e di, pasi kështu fitoi tituj në klubet nëpër të cilat kaloi”, tha Cavani
Unai Emery ka fituar Europa League me Sevillan, 3 herë, në edicionet: 2013/14, 2014/15 dhe 2015/16.
/GazetaBlic Sport/


