Sporti

Zyrtare: Spanja publikon listën e lojtarëve të ftuar për “EURO2020”

05/24/2021 12:30
nga:L J

Sergio Ramos është lënë jashtë skuadrës së Spanjës për Euro 2020.

Kapiteni i Real Madrid ka kaluar një sezon me shumë dëmtime dhe ka startuar në vetëm 15 ndeshje në La Liga këtë sezon, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo është hera e parë që Ramos nuk është emëruar në kombëtare të Spanjës që nga Euro 2004.

Ja lista e Spanjës:

Portierë: Unai Simon, David de Gea, Robert Sanchez

Mbrojtës: Jose Gaya, Jordi Alba, Pau Torres, Aymeric Laporte, Eric Garcia, Diego Llorente, Cesar Azpilicueta, Marcos Llorente;

Mesfushorë: Sergio Busquets, Rodri, Pedri, Thiago, Koke, Fabian;

Sulmues: Dani Olmo, Mikel Oyarzabal, Alvaro Morata, Gerard Moreno, Ferran Torres, Adama Traore, Pablo Sarabia.

/GazetaBlic Sport