Lajme

Gastronomët paralajmërojnë protesta nëse Qeveria nuk i zbut masat

05/24/2021 11:49
nga:N M

Shoqata e Gastonomëve të Kosovës ka thirrur protestë për të martën në orën 18:00, para Qeverisë së Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Petrit Kllokoqi nga kjo shoqatë ka thënë se përmes kësaj proteste dëshirojnë t’ua hapin sytë institucioneve sa i përket situatës së këtij sektori.

Ai ka kërkuar lirim të masave dhe heqje të kufizimit të lëvizjes, pasi që sipas saj, numri i rasteve ka rënë dhe se shtetet e tjera të Ballkanit tashmë i kanë hequr ato.

Postimi i plotë:

“ME NJE VAKSIN NUK ÇEL VERA”

Shoqata e Gastronomeve të Kosovës ju fton të gjithë gastronomet, Hotelieret, sallat e dasmave, klubet e natës, pishinat dhe të gjithë industritë që ndikohen nga gastronomia, të martën (25.05.2021) në ora 18:00 të mblidhemi para Qeverise në sheshin “Skënderbeu”.

Kërkese e jona është që lokalet të mbyllen me herët, apo të llogaritet në stafin e paradites, në mënyre që të gjithë të bëhemi bashkë dhe të shprehim pakënaqësinë tonë.

Mungesa e vaksinave, mosshqyrtimi i masave në fuqi, mosplanifikimi për hapje të verës, mospërfillja e deklaratës së përbashkët, mos bashkëpunimi i Ministrisë së Shëndetësisë në hartimin e masave për të gjithë është pakënaqësi e madhe, sidomos kur rajoni po hapet, po rrezikohen bizneset dhe punëtoret po ikin drejte vendeve tjera.