Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti javën që shkoi ka paralajmëruar një takim me liderët e tri partive opozitare për t`u koordinuar për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
GazetaBlic nga burimet e saja ka marrë vesh se takimi do të mbahet nesër (e martë).
“Ftesa ka ardhur të enjtën. Takimi do të mbahet nesër, por për vendin dhe orën nuk kam informata”, ka thënë ky burim i Gazetës.
Deri tani takimin e kanë konfirmuar nga Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ka qenë vet kryetari i këtij subjekti politik, Lumir Abdixhiku i cili ka konfirmuar takimin.
Në takim do të shkojnë edhe zyrtarë të partisë që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.
Pavarësisht se kohët e fundit, Haradinaj ka pasur kritika e pyetje në drejtim të kryeministrit Kurti duke ngritur dyshime se lideri i VV’së “kishte bashkëpunuar me shërbimet serbe”, gjatë kohës sa po mbajeh në burg.
Por pavarësisht insistimit të Haradinajt në këto pyetje ai ende nuk ka marrë përgjigje nga kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti.
Gjithçka që dihet deri tani është se zyrtarë të Partisë Demorkatike të Kosovës nuk do të marrin pjesë në takimin e thirrur nga Kryeminstri me liderët e tri partive opozitare.
/Gazeta Blic