Sporti

Qesharake: Mbrojtësi i Arsenalit thyen dhëmbin gjatë festës, pastaj fton sigurimin e klubit për ta kërkuar në fushë

05/24/2021 09:31
nga:L J

Çfarë fundi i sezonit për brazilianin e Arsenalit, Gabriel.

Futbollisti i “Topçinjëve”, Gabriel theu dhëmbin e tij në festën pas ndeshjes së djeshme, përcjell GazetaBlic Sport.

Ekipi po festonte me David Luiz dhe dikush goditi aksidentalisht nofullën e qendërmbrojtësit.

Braziliani dhe disa anëtarë të stafit po shikonin më pas në fushë, por duket se ata nuk e gjetën dhëmbin.

Mediat britanike thonë se ata kërkuan dhëmbin për rreth disa minuta para se të heqin dorë prej tij.

/GazetaBlic Sport