Paralelisht me festimet e titullit kampion të Francës këtë të dielë në Lille, shtatë persona u arrestuan nga policia, njoftoi të hënën Prefektura e Veriut të Francës.
Qindra tifozë kishin shkuar në Grand’Place për të marrë festuar titullin e LOSC, përcjell GazetaBlic Sport.
Shtatë persona u arrestuan gjatë natës në Lille, ku mijëra mbështetës ishin mbledhur pavarësisht orës policore.
Lille ka fituar titullin pas 10 vitesh në Francë, andaj gëzimi ishte i madh tek tifozët e klubit, megjithatë disa prej tyre u ndëshkuan nga Policia e Francës.
/GazetaBlic Sport.


