Presidenti i Napolit, Aurelio De Laurentiis njoftoi largimin e Gennaro Gattuso pasi skuadra e tij nuk arriti të siguronte një vend në Ligën e Kampionëve.
Klubi ka qenë nën një heshtje shtypi për muaj me radhë, kështu që askush nuk foli për mediat pas barazimit të tyre 1-1 me Hellas Verona, përcjell GazetaBlic Sport.
Megjithatë, presidenti i Napolit e konfirmoi lajmin për largimin e Gattusos me anë të një postimi në Twitter.
“I dashur Rino, unë jam i lumtur që kam kaluar dy sezonet e fundit me ty,” shkroi fillimisht De Laurentiis.
“Duke ju falënderuar për punën e bërë, ju uroj suksese kudo që të shkoni. Unë gjithashtu i dërgoj një përqafim gruas dhe fëmijëve tuaj. Aurelio De Laurentiis”.
/GazetaBlic Sport
Caro Rino, sono felice di aver trascorso quasi due stagioni con te. Ringraziandoti per il lavoro svolto, ti auguro successi ovunque tu vada. Un abbraccio anche a tua moglie e ai tuoi figli. Aurelio De Laurentiis
— AurelioDeLaurentiis (@ADeLaurentiis) May 23, 2021


