Sporti

Chiellini: Kemi arsye për të festuar, fituam dy kupa dhe u kualifikuam në Champions League

05/23/2021 23:29
nga:E K

Juventus fitoi bindshëm ndaj Bolognas me rezultat 1-4, dhe e siguroi kualifikimin në Champions League.

Golat për Juventus i shënuan, Chiesa, Morata (2), dhe Rabiot.Kurse golin e vetëm për Bolognan e shënoi, Orsolini,shkruan GazetaBlic Sport.

Pas ndeshjes ka folur Chiellini për media.

Ai tha se Juve ka luajtur këtë ndeshje për dy sezone.

“Ne jemi të lumtur, sot kemi luajtur shumë por jemi varur nga të tjerët. Ne përfundojmë një sezon të vështirë, por me një rezultat të rëndësishëm dhe duke fituar dy Kupa, sot po luanim për dy sezone. Është e drejtë të festojmë sot, ne jemi të lumtur për trajnerin i cili ia doli mbanë”, tha Chiellini.

Ai ka folur edhe për të ardhmen e tij, duke thënë se nuk e di nëse është ndeshja e tij e fundit me Juven.

“Tani është e pamundur të flasësh për të ardhmen, nuk kam asgjë për të provuar dhe planet e ardhshme do të bëhen me qetësi. Nuk e di nëse ishte ndeshja e fundit me Juventusin, tani mendoj për ekipin kombëtar ”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport/