Sot (e diel) janë zhvilluar ndeshjet e javës së 36-të dhe të fundit për sezonin 2020/21 në Superligën e Kosovës në futboll.
Mirlind Daku e mbylli këtë sezon si larg sulmuesi më i mirë në elitën e futbollit kosovar.
Sulmuesi i Ballkanit me 31 gola të shënuara vendosi edhe rekord të ri në historinë e futbollit të Kosovës.
Pas tij renditen Marclei Santos i Arbërisë me 12 gola dhe Marko Simonovski i Feronikelit me 11.
Në pozitat katër dhe pesë janë dy futbollistët e Prishtinës, Besnik Krasniqi dhe Otto John, me nga 10 gola secili.
Lista me top dhjetë golashënuesit për sezonin 2020/21:



