Sporti

Trajneri i Trepçës 89′ premton: Do të jemi sërish pjesë e Superligës

05/23/2021 17:20
nga:L J

Trajneri i Trepçës 89′, Shpëtim Idrizi ka folur pas fitores ndaj Drenicës me rezultatin 2-1.

Me këtë fitore, Trepça 89′ ka siguruar barazhin, ku do të luajë me Dukagjinin, shkruan GazetaBlic Sport.

Idrizi thekoi se skuadra e tij do të mbetet sërish në Superligë, teksa tha se do të jetë e vështirë ndeshja e barazhit.

“Në bazë të lojës kemi meritu më tepër, por ky është futbolli. Në çdo ndeshje kemi pas nga 4-5 raste, por kemi shpërdoruar, sidomos kur kemi qenë tu fitu. Jam i kënaqur me futbollistët e mi, me angazhimin që e kanë dhënë gjatë tërë ketij edicioni”, tha fillimisht Shpëtim Idrizi.

“Na pret një ndeshje e vështirë, por ta shohim. Besoj shumë në lojtarët e mi, do të jemi sërish pjesë e Superligës”, përfundoi ai.

/GazetaBlic Sport