Lajme

Kastrati pas ngjarjes në Shipashnicë të Poshtme: Për keqardhje deri në ç’masë është duke u manipuluar komuniteti nga disa të badihavaxhinj

05/23/2021 13:43
nga:Q R

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka reaguar pas ngjarjeve që ndodhën në fshatin Shipashnicë të Poshtme.

Kastrati u shprehë se në atë fshatë u dërguan invertar dhe pajisje për çerdhe, e cila do të ju shërbente edhe fshatrave përreth.

Ai u shprehë se është për keqardhje deri në ç’masë është duke u manipuluar komuniteti nga disa të badihavaxhinj.

Postimi i plotë i Qëndron Kastratit:

Në Kamenicë vetëm 3.99% e fëmijëve shkojnë në kopsht. 96% të tjerë apo rreth 1400 fëmijë qëndrojnë në shtëpi.

Edhe pse edukimi parashkollor është kusht i domosdoshëm për zhvillimin e secilit fëmijë, në Kamenicë jo të gjithë e kanë këtë mundësi.

Ashtu siç e kemi stërthënë, objektet e shkollave të fuzionuara do të përdoren për qëllimet më të mira për komunitetin. Dhe kështu, ne sot dërguam pajisjet dhe inventarin për çerdhen e Shipashnicës së Poshtme e cila do t’u shërbente fshatrave përreth.

Është paraparë që të punësohen rreth 12 punëtorë dhe që dy vitet e para të jenë pa pagesë për fëmijët.

Është vërtetë për keqardhje deri në ç’masë është duke u manipuluar komuniteti nga disa të badihavaxhinj.

Nuk do ta besoja kurrë që në shekullin XXI një prind më përpara e dëgjon një manipulues sesa zemrën e tij për fëmijën e vet. Për më shumë, Ministrja Nagavci me çasjen e saj po hedhë benzin në zjarr.

Kjo është e turpshme dhe e pafalshme.

P.S. Sipas neuroshkencëtarëve, truri i fëmijës deri në moshën 2 vjeç ka periudhën më intensive të zhvillimit, pas kësaj moshe proceset fillojnë dhe reduktohen.

Prandaj, është e rëndësishme që fëmija të rritet në një ambient të pasur me informacion dhe veprime nxitëse, me bashkëmoshatarë dhe edukatorë profesional.

Eskalon protesta në Shipashnicë të poshtme, protestuesi shtrihet në mes të rrugës